Site icon Telegrafi

FIFA dënon Kroacinë me 50 mijë franga, ndërsa ky është vendimi për Kosovën (Foto)

FIFA ka dënuar Kroacinë, por jo edhe Kosovën.  Komisionet relevante të institucionit drejtues të futbollit botëror, e kanë dënuar Federatën e Futbollit të Kroacisë me 50 mijë franga zvicerane.

Ky vendim erdhi për shkak të brohoritjeve “Vritni serbët’, në ndeshjen Kosovë-Kroaci që u zhvillua në Shkodër.

Sipas mediumit serb, Kosova ka shpëtuar pa u dënuar, edhe pse thirrje të njëjta janë bërë edhe nga një grup i tifozëve kosovarë.

Lexo po ashtu Çfarë ndodhi në seancën e parë dëgjimore të CAS për Kosovën?

Në Serbi, ky dënim nga FIFA po konsiderohet si shumë i butë.

Ndërkohë, dy ekipet po përgatiten për ndeshjet e radhës më 12 nëntor, kur Kosova luan në udhëtim te Turqia ndërsa Kroacia pret Islandën. /olle/

Exit mobile version