Pasi ka dënuar Kombëtaren e Shqipërisë, shtëpia më e madhe e futbollit botëror FIFA ka dënuar edhe Kosovën.
Federata e futbollit të Kosovës ka marrë një dënim prej 30 mijë frangave zvicerane.
Kjo për shkak se tifozët e Kosovës gjatë ndeshjes Kosovë – Kroaci kanë kënduar në kor ‘vritni serbët’.
Përpos Kosovës për të njëjtën arsyeje është dënuar edhe Federata e futbollit të Kroacisë me 50 mijë franga zvicerane. /Telegrafi/