Telegrafi

FIFA dënon Chelsean për transferimin e të miturve, Blutë nuk mund të transferojnë në dy afatet e ardhshme

Chelsea (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Chelsea është dënuar nga FIFA me një ndalesë transferimesh për dy afatet e ardhshme kalimtare për shkeljen e rregullave rreth transferimit të të miturve.

Blutë janë shpallur fajtorë për shkelje të nenit të 19-të të rregullave në rastin e transferimit të 29 lojtarëve të mitur.

Klubi londinez gjithashtu ka kryer disa shkelje të tjera në lidhje me kërkesat e regjistrimit të lojtarëve.

Lexo po ashtu Chelsea dhe katër klube tjera të Ligës Premier në hetime nga FIFA, Blutë rrezikojnë ndalesë transferimesh për dy vite

Përveç këtij dënimit, Bluve i është shqiptuar edhe një gjobë shtesë prej 460 mijë funtesh, ndërsa kanë afat 90 ditë për të rregulluar situatën e lojtarëve të mitur të përfshirë.

Vendimet e nxjerra nga Komiteti Disiplinor u njoftuan sot (e premte) në klub dhe mund të kundërshtohet para Komitetit të Ankesave të FIFA-s gjithashtu në afat tre mujor.

Transferimi i Christian Pulisic nga Borussia Dortmund për 60 milionë funte si dhe huazimi i Gonzalo Higuainit për 18 muaj do të lejohen si përforcime.

Chelsea përballet me Manchester Cityn në Kupën Carabao të dielën në Wembley.

Mediat angleze kanë raportuar se janë edhe katër skuadra tjera në procedurë dënimi për shkak të shkeljeve të rregullave. /Telegrafi/