Telegrafi

FIFA bën gati flamurin e Kosovës krah shteteve tjera, jemi pranuar? (Foto)

FIFA duket se është bërë gati për të pranuar Kosovën në gjirin e saj në kongresin e 66-të që po mbahet në Meksikë.

Telegrafi ka siguruar një foto nga Kongresi, ku shihen flamujt e të gjitha shteteve antare.

Pranë flamurit të Koresë së Jugut, pra që pason me shkronjën “K”, është një flamur i mbuluar me të bardhë.

Ka gjasa të mëdha që aty të jetë flamuri i Kosovës i mbuluar me të bardhë, ku duket se FIFA është bërë gati për të pranuar Kosovën.

Pas pranimit besohet se ky flamur do të zbulohet, e ai është flamuri i republikës tonë. /Telegrafi/