Ndër risitë e shumta të sjella nga loja e ardhshme e FIFA 22 do të jetë futbolli në fushë të vogël të quajtur Volta.
EA ka konfirmuar se lojtarët do të kenë një mënyrë tjetër të re në dispozicion të tyre dhe do të argëtohen duke luajtur të ashtuquajturin mini-futboll.
Mini-loja do të ketë një seri aftësish, të cilat do të rriten pas përmbushjes së sfidave të ndryshme. Në këtë mënyrë, lojtarët do të jenë në gjendje të përmirësojnë aftësitë e lojtarit/avatarit të tyre në fushë.
Përveç futbollit, lojtarët do të argëtohen me mini-lojëra të tjera si dodgeball.
FIFA 22 del në treg më 27 shtator. /Telegrafi/
#VOLTA Arcade is coming in #FIFA22 🕹️
Learn more about everything new in the mode in the latest Deep Dive Pitch Notes 👇 https://t.co/KzwO0t9xOs pic.twitter.com/pnoukRyqX1— EA SPORTS FC (@EASPORTSFC) August 19, 2021