Telegrafi

Fieri, me 21 monumente kulture

Me 18 kilometra vijë bregdetare ende për t’u shfrytëzuar, rreth 21 monumente kulture për t’u vizituar, Fieri ofron një potencial të vërtetë për zhvillimin e turizmit.

Për dashamirësit e turizmit të kulturës, Apolonia mbetet destinacioni kryesor. Por, me zbatimin e programit “100 fshatrat”, impuls të zhvillimit të turizmit pritet të marrin edhe fshatrat Pojani, Libofsha dhe Cakrani të përzgjedhura në kuadër të projektit “100 fshatrat”. /ata/