Telegrafi

Fier, vritet me thikë 50-vjeçarja

Burime policore bëjnë me dije se 50-vjeçarja është nisur menjëherë drejt spitalit rajonal, por fatkeqësisht nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra, transmeton BW.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e identitetit të autorëve dhe kapjen e tyre. Mësohet se 50-vjeçarja ishte e divorcuar para disa vitesh, dhe kishte ardhur nga Shkodra në qytetin e Fierit, ku jetonte me dy fëmijët e saj

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin e Fierit mbrëmjen e sotme, ndërkohë policia ka ngritur postblloqe të shumta në hyrjet dhe daljet e qytetit. /Telegrafi/