Banorët kanë protestuar duke thënë se kjo situatë është bërë e padurueshme, pasi vetëm brenda dy muajsh kablli është vjedhur tre herë, ndërsa asnjë person nuk është vënë para përgjegjësisë.
“Ne jemi pa drita, jam grua plakë, jam e sëmurë. Ç’të bëjmë pa drita, ku të mbytemi”, thotë një banore.
"Nuk dimë ku të ankohemi për këtë problem. Ne si popull i paguajmë kontributet. Shteti të verë dorë”, tha një tjetër, raportoi BW.
Mungesa e energjisë elektrike ka shkaktuar edhe ndërprerjen e ujit të pijshëm në fshatin Hoxharë e Re, çka ka detyruar banorët të furnizohen nëpërmjet autoboteve./Telegrafi/