Site icon Telegrafi

Fier, vdes në kopsht një fëmijë 3 vjeç

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Fierit.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se ka ndërruar jetë një fëmijë 3 vjeç, në një kopsht privat në Fier.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 të ditës së sotme, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në vdekjen e fëmijës.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se fëmija ka shkuar në spitalin e Fierit pa shenja jete.

Ndërkaq, mësohet se në momentin që ka mbërritur në spital i vogli nuk reagonte, ndërsa i janë konstatuar shenja në qafë.

Korrespodenti i Top Channel bën me dije se ngjarja ka ndodhur në mjediset e brendshme të kopshtit privat, ndërsa ka qenë edukatorja që e ka konstatuar të shtrirë në tokë.

Kjo e fundit ka kërkuar menjëherë ndihmë, duke menduar se fëmijës i kishte rënë të fikët.

Ndërkaq, janë sekuestruar kamerat e sigurisë, ndërsa edukatorja është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje nga organet kompetente.

“Në orën 13:00, në një kopsht privat në qytetin e Fierit, ka ndërruar jetë një fëmijë 3 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Exit mobile version