Gjykata fillimisht gjykata dha vendimin me 12 vite burg por shtetasi grek përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë vetëm 8 vite heqje lirie.
Ndërkaq, prokuroria kërkoi 18 vite burg për të pandehurin, raportoi BW.
Aksidenti ndodhi disa muaj më parë, kur autobusi i linjës Tiranë-Athinë doli nga rruga dh era rreth 100 metra në rrëpirë duke sjellë vdekjen e 9 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve. Shkaku u përcaktua si humbja e kontrollit nga drejtuesi grek i mjetit./Telegrafi/