Site icon Telegrafi

Fier, shtohen aksidentet rrugore

70 vjeçari Baftjar Kapaj, banues në Patos humbi jetën si pasojë e plagëve të rënda, që mori nga përplasja e një mjeti, në momentin kur po kalonte në anën tjetër të rrugës. Katër të plagosurit e tjerë gjenden në spitalin rajonal të Fierit.

Një tjetër aksident ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës në Levan, ku mbetën të plagosur dy vajza të mitura, D dhe F Xhelili, 10 dhe 2 vjeç, dhe nëna e tyre Silvana Xhelili, e cila ishte drejtuesja e mjetit. Shkak i këtij aksidenti ishte humbja e kontrollit nga ana e drejtueses së mjetit, e cila bashkë me fëmijët e saj po kthehej nga një dasëm. Gjenda e tyre shëndetësore është e normalizuar.

2 aksidente të tjera ndodhën në Roskovec ku mbeti i plagosur Kozma Çollai, 49 vjeç i cili u përplas nga një automjet teksa kalonte rrugën dhe në fshatin Oxhare, ku një automjet u përplas me një kamion. Drejtuesi i kamionit, Erjon Shkurti 28 vjeç, u plagos dhe u dërgua menjëherë në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. Gjendja e të plagosurve është jashtë rrezikut për jetën. /Telegrafi/
 

Exit mobile version