Mësohet se i mbyturi, i cili u gjet nga disa banorë, është shtetasi Jashar Boriçi.
Shërbimet e hetimit dhe parandalimit të krimit të komisariatit të policisë Fier dhe grupi hetimor, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kryen veprimet e duhura hetimore dhe proçeduriale, nga të cilat rezultoi se i ndjeri është vetëmbytur, ndërkohë që akti mjeko-ligjor nuk ka gjetur asnjë shenjë dhune në trupin e tij.
Policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje, si dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, raportoi Ora Neës./Telegrafi/