Viktima është gjetur nga kalimtarë të rastit në vendin e quajtur Gjoli i Misarit dhe është identifikuar si Edison Lelshi nga Libofsha e Fierit.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe konstatoi se viktima mund të jetë vetëhelmuar, pasi shume pranë tij është gjetur lëndë helmuese fostoksinë, raportoi BW.
Ai rezultonte i larguar nga shtëpia që prej ditës së djeshme./Telegrafi/