Telegrafi

Fier, dy persona të maskuar vjedhin argjendarinë

Pikërisht kjo natë u ka shërbyer dy personave të maskuar në qytetin e Fierit që të kryejnë një grabitje në një shitore argjendarie- njofton agjencia e lajmeve NOA.

Policia bën të ditur se ka nisur kërkimin e dy grabitësve, por identifikimi i tyre bëhet i vështirë për shkak të natës së Halloweenit, ku mbajtja e një maske është e natyrshme, ndërsa ende nuk dihet vlera e mallit të grabitur. /Telegrafi/