Telegrafi

Fiedel: Nuk do ta kemi të lehtë ndaj Lyonit

Skuadra londineze fitoi 2-1 të enjten e kaluar me dy gola të shënuar nga Gareth Bale, dhe nesër në ndeshjen e kthimit, do të synojë ta ruajë ose thellojë avantazhin, për t’u kualifikuar në 16-shen e fundit të garës evropiane.

“Janë dy ekipe të mira, të dyja synojnë të vazhdojnë më tej dhe kjo nuk është aspak avantazh i madh – vetëm një avantazh i lehtë”.

“Ata do të dalin dhe do të përpiqen të shënojnë dhe shpresoj se ata do të krijojnë hapësira në mbrojtje dhe mund të na japin shanse neve”, ka thënë Friedel. /Telegrafi/