Site icon Telegrafi

Fidel Kastro është serb!

Autorja e romanit “I pavdekshmi Kastro dhe prejardhja serbe” thotë se ka ndjekur rrënjët e trungut familjar të Fidel Kastros dhe ka mësuar se familja e tij ka prejardhjen nga rajoni spanjoll i Galicisë, i banuar me keltë.

“Të gjithë historianët profesionist dhe të paanshëm e dinë se Keltët kanë qenë Serbë. Nuk kam gjetur asnjë dëshmi se babai i tij Angel Kastro të mos e ketë pasur emrin Angjelko Kastratovic”, tha Koprivica për gazetën serbe “Alo”.

Sipas saj, emri Fidel vjen nga fjala “Fidelidad” që do të thotë besnik kështu që emri i Kastros në serbisht mund të përkthehet si Verko ose Veroljub.

Edhe pse nuk e ka takuar kurrë Kastron, Dragoslava Koprivica nëpërmjet ambasadores së Kubës në Beograd ia dërgoi një kopje të librit liderit komunist. /Telegrafi/
 

Exit mobile version