Komisioni zgjedhor pranë Këshillit të prokurorëve publik të Republikës së Maqedonisë realizoi votim në të cilin Fidanka Rajevska, prokurore publike nga Prokuroria e lartë publike – Shkup, është zgjedhur anëtare е Këshillit të prokurorëve publik të Republikës së Maqedonisë nga lista e përgjithshme, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Siç njofton Këshilli i prokurorëve publik të Republikës së Maqedonisë, Komisioni i cili e ka realizuar votimin ka qenë i përbërë prej Sasho Vasilevski në sajë të kryetarit, Arbër Isaku dhe Ljubomir Joveski, në sajë të anëtarëve.
Në këtë votim Rajevska ka fituar 38 vota, ndërsa Elizabeta Pavlovska – prokuror publik në Prokurorinë themelore publike – Shkup, ka fituar 36 vota./Telegrafi/