Telegrafi

Fidanë në vend të hirit të KEK-ut

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Mahir Yagcılar, për këtë qëllim priti sot në një takim përfaqësuesit dhe ekspertët e Bankës Botërore të cilët prezantuan në hollësi ecurinë e realizimit të projektit për largimin e Deponisë së Hirit.

Gjatë takimit u tha se progresi i arritur për realizimin e këtij projekti është mjaft i kënaqshëm dhe se shumë shpejt pritet gjelbërimi i një pjese prej 20 hektarësh si fazë e parë drejt largimit të tërësishëm të deponive të hirit dhe ri kultivimit të tërësishëm të asaj pjese.

Si kryesues i Komitetit Drejtues për realizimin e projektit, ministri Mahir Yagcılar, tha se është mjaft i kënaqur me ecurinë e projektit, pasi që është një projekt i rëndësisë të madhe për mjedisin dhe qytetarët.

“Projekti është dukë u realizuar në suaza të ligjeve ekzistuese të Republikës së Kosovës dhe me kohë, ne si Ministri, do tu pajisim me lejet përkatëse”, tha ministri Yagcılar.

Projekti është duke u financuar nga Banka Botërore, Qeveria Holandeze, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe KEK-u. /Telegrafi/