Ndeshje spektakolare ka qenë ajo mes Vaduz dhe Zurich në kuadër të javës së 19-të të utbollit zviceran.
Një ndeshje me kthesa të shumta, por që edhe u shënuan pesë gola të bukur.
Zurich kaluan në epërsi në pjesën e parë 0-1 me golin e shënuar nga Marchesano.
Por vendasit luajtën një pjesë të dytë fantastike duke rikthyer rezultatin pas tre golave të shënuar.
83. TOOOOR! Der Anschlusstreffer für den #Stadtclub! Aliti trifft zum 2:3 aus Zürcher Sicht!
*3:2 | #VADFCZ #fcz #fczuerich pic.twitter.com/LSgDeOrpkB
— FC Zürich (@fc_zuerich) February 6, 2021
Krejt në fund të ndeshjes, mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti shënoi një gol të bukur me volej për rezultatin përfundimtar 3-2.
Për mbrojtësin nga Kosova ky ishte goli i parë këtij edicion në elitën e futbolit zviceran.
Vlen të përmendet se te Zurichu titullar ishin edhe dy futbollistët tjerë shqiptarë, Hekuran Kryeziu e Blerim Xhemaili, derisa Toni Domgjoni u inkuadrua 12 minutat e fundit të ndeshejs. /Telegrafi/
🇽🇰🇨🇭| 84’ Fidan Aliti GOAL !
What a banger 💥!pic.twitter.com/ChtyHh2tT3
— Dardanian Football (@DardanianFooty) February 6, 2021