Telegrafi

Fidan Aliti në konferencë: Nuk i frikësohemi Anglisë, kemi respekt për ta

Fidan Aliti

Një ditë para ndeshjes, futbollisti i Kosovës, Fidan Aliti është paraqitur në konferencën për shtyp.

Mbrojtësi që bëri një paraqitje të jashtëzakonshme kundër Çekisë, pret të njëjtën lojë edhe ndaj anglezëve.

“Ishte një ndeshje e mirë e skuadrës ndaj Çekisë. E dimë çfarë skuadre ka Anglia”.

“Nuk i frikësohemi Anglisë, por kemi respekt ndaj lojtarëve të tyre sikur ndaj Kombëtareve tjera”.

Fidan Aliti (Foto Ridvan Slivova/Telegrafi)

“Me atë vetëbesim që kemi luajtur të shtunën, do të luajmë edhe nesër”.

“Natyrisht është ëndërr që të luajmë në ‘Wembley’, megjithatë kjo nuk ka rëndësi”.

“Rëndësi ka që do të luajmë ndaj Anglisë”, ka thënë Aliti. /Telegrafi/