Telegrafi

Fidan Aliti: Në Fadil Vokrri askush nuk na mposhtë

Fidan Aliti

Fidan Aliti ka thënë se ata janë krenar për arritjen në këtë fazë të kualifikimeve në Euro 2020.

Mbrojtësi i Kosovës është shprehur shumë i lumtur me fitoren 2-0 ndaj Malit të Zi dhe se në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nuk na poshtë askush.

“Sot ka qenë një ndeshje mjaftë e rëndësishme. E dimë edhe ne që ne kishim shumë raste, por më e rëndësishme është fitorja”, ka thënë Aliti.

“Mali i Zi ka zhvilluar një lojë të mirë dhe nuk e kemi pritur që ata vijnë me këtë guxim, por goli i parë i frikësoi paksa ata”.

Lexo po ashtu Kololli: I lumtur me fitoren ndaj Malit të Zi, duam ta mposhtim Çekinë

“Jam shumë krenar që jemi në këtë fazë dhe puna jonë tregon më së miri se duam të kualifikohemi dhe se këtu në këtë stadium nuk na mposht askush”, ka shtuar më tej mbrojtësi i Kosovës.

Anglia është lider i Grupit A me 15 pikë, Republika Çeke me 12, Kosova me 11, Mali i Zi dhe Bullgaria me tri sosh. /Telegrafi/