Haxhiu e vlerëson si pozitiv sezonin, duke e pasur parasysh se kjo skuadër ndeshjet si vendës i zhvilloi në stadiumin ‘Riza Lushta’, por dështim e konsideron eliminimin nga Kupa e Kosovës, pasi ky ishte bërë objektiv primar i ‘Xehetarëve’.
“Në përgjithësi, jam i kënaqur me sezonin, por dështimi ynë ishte eliminimi nga Kupa, ku na mundi Ferizaji. Në këtë kompeticion kishim shanse të mira të triumfonim, por dështuam në gjysmëfinale”, u shpreh Haxhiu për Express.
Ndërkohë, drejtuesit e klubit gjelbër e zi janë vënë në ‘gjah’ të trajnerit të ri, të cilin pritet ta zyrtarizojnë në ditët në vazhdim. /Telegrafi/