Site icon Telegrafi

“Fico, shko në Rusi”, protesta masive kundër kryeministrit pro-rus në Sllovaki

Mijëra qytetarë u mblodhën për protesta masive antiqeveritare në Sllovaki ku shprehën pakënaqësinë e tyre për punën e qeverisë së udhëhequr nga Robert Fico.

Me ftesë të tri partive opozitare u organizuan protesta në 30 qytete dhe organizatorët njoftuan se në Bratislavë ishin mbledhur rreth 30 mijë njerëz.

Lexo po ashtu Kryeministri sllovak: A besoni vërtet se ka luftë në Kiev, mos bëni shaka ju lutem

Demonstruesit mbanin pankarta ku shkruhej “Fico është i keq për Sllovakinë”, “Fico, shko në Rusi”, “Qeveria e turpshme Fico-Mafia” dhe shumë të tjera.

Siç thonë organizatorët, protestat kanë për qëllim kryesisht projektin e reformës në drejtësi që po diskutohet aktualisht në parlament.

Një nga elementët më të diskutueshëm të kësaj reforme është shfuqizimi i Agjencisë së Prokurorisë Speciale (USP), e cila merret me luftën kundër krimit të organizuar dhe atij politik.

Lexo po ashtu Kryeministri sllovak: Ukraina duhet të heq dorë nga një pjesë e territorit për t’i dhënë fund luftës me Rusinë

Qeveria e drejtuar nga Fico kërkoi shpërbërjen e këtij institucioni dhe deklaroi se agjencia ishte shumë e politizuar.

Opozita ka paralajmëruar se planet e qeverisë paraqesin një kërcënim për sundimin e ligjit dhe akuzuan kryeministrin se po përpiqet që të mbulojë rastet e korrupsionit të nivelit të lartë gjatë mandateve të mëparshme. /Telegrafi/

Exit mobile version