Maqedonia e përmirësoi rejtingun kreditor nga negativ në pozitiv. Agjencia “Fich” e vlerësoi vendin me BB pozitiv. Sipas Agjencisë ndërkombëtare, në përmirësimin e rejtingut kanë ndikuar, stabilizimi politik, përmirësimi i marrëdhënieve ndërkombëtare, përparimi i reformave në planin 3-6-9 si dhe aktivitetet që në periudhën e kaluar i ndërmori Prokuroria Speciale rreth bisedave të përgjuara. Sipas një pjese të ekspertëve ekonomik, ky rejting është sfida e parë për përmirësimin e klimës së biznesit, por ende jemi larg rezultateve konkrete. Fatmir Bytiqi, vlerëson se rejtingu është alarm për zgjimin e politikanëve. Ai thotë se sundimi i së drejtës ende është hallkë e dobët, ndërsa ndryshimi i shpeshtë i ligjeve, Maqedoninë në mënyrë plotësuese e bën atë të paqëndrueshme për investime të reja, të huaja dhe vendore.
“Investitorët e vendit ende ballafaqohen me likuiditet, pasiguri në punën e tyre, sidomos kjo qeveri tregoi shenja të pamundësisë të ballafaqohet me politikën tatimore si dhe me ndryshime tjera të ligjeve që mund të ndikojnë në punën e kompanive. Çdo muaj ka paralajmërime për ndryshime të ligjeve pas çka vijon shtyrje e zbatimit të masave. Në gjendje të këtillë nuk mund të pritet që investitorët të vijnë këtu”, tha analisti ekonomik Fatmir Bytyqi.
Zgjidhja e çështjes së emrit, sipas Bytyqit do jepte më shumë siguri për investitorët e ri, por edhe hapjen e mundësive dhe tregjeve të reja që pozitivisht do ndikonin ne vend. Sipas raportit ndërkombëtarë, sinjal i mirë është edhe ajo që qeveria e uli deficitin buxhetor nga 2.9 në 2.7% të PBV-së. “Fich” gjithashtu vlerësoi edhe atë se borxhi shtetëror vitin e kaluar ka qenë 49.2% nga PBV-ja, ndërsa borxhi i përgjithshëm publik është 47.4%, që do të thotë ulje e parë e borxhit publik pas nëntë viteve. Në raport qëndron edhe ajo se vendi ende ka shkallë të lartë të papunësisë prej 22%. nga Agjencia “Fich” presin që këtë vit ekonomia vendore do ketë rritje prej 3.1%, ndërsa vitin e ardhshëm rritja pritet të jetë 3.3%./Alsat-M/
https://www.youtube.com/watch?v=9XThdHaDlYQ