Mbrojtësit të Lazios, Senad Lulic, i është dhënë një ndalim 20-ditor për komentet raciste rreth Antonio Rudiger, por ky dënim përfshin pushimin dimëror.
Futbollisti boshnjak bëri deklarata ofenduese në disa intervista në televizione pas ndeshjes në ‘Derby della Capitale’ ndaj Romës më 4 dhjetor.
“Rudiger ka shitur çorape dhe rripa në Shtutgart deri dy vjet më parë, tani ai vepron sikurse është një fenomen”, kishte thënë Lulic.
Kjo është bazuar në stereotipin racist të njerëzve afrikan si shitës rrugësh në Evropë, por Rudiger ishte lindur dhe rritur në Gjermani, duke luajtur në Bundesligë me Shtutgarti dhe tashmë një kohë edhe reprezentues i kombëtares.
FIGC kishte filluar një hetim, ku Lulic nuk pranonte fajësinë, kështu që u gjobit me shifrën prej 10,000 euro dhe u dënua me një ndalim 20 ditor.
Megjithatë, kjo përfshin pushimin dimëror, kështu që në realitet Lulic do të humbasë vetëm një ndeshjes të Serie A, atë kundër Crotones, kjo për shkak se ndalimi u njoftua një ditë pas ndeshjes së fundit të Lazio në vitit 2016.
Duket se arsyeja për lehtësimin e dënimit është se komentet u trajtuan si “të dëmshme dhe fyese” dhe jo në mënyrë specifike si “raciste dhe diskriminuese”. /Telegrafi/