Telegrafi

FIC nxjerr tre tablete Elija

Ky tablet që punon me sistemin e operimit Android 2.3, vjen në tre modele: i pari vetëm me WiFi, i dyti me WiFi dhe teknologjine 3.5G ndërsa i treti me WiFi dhe teknologjinë 4G WiMAX.
Bëhet fjalë për një tablet me ekran 9.7-inch me prekje të shumëfishtë me rezolucion 1024 x 768.

Ai ka një procesor Freescale i.MX53 1GHz, memorje të integruar 8 GB me mundësi rritje, kamer 5 megapiksel në pjesën e pasme të tabletit dhe një tjetër 2 megapiksel në pjesën ballore të tij, G-sensor, Bluetooth, një portë mini-HDMI dhe një portë USB-je.

Për momentin nuk ka asnjë datë për daljen e këtij Androidi dhe as për çmimin e tij./Telegrafi/