Telegrafi

Fibi përgënjeshtron lidhjen me Sadikun, por nxit spekulime për një futbollist tjetër

Kohët e fundit ka pasur spekulime se këngëtarja shqiptare, Fibi dhe futbollisti i kombëtares, Armando Sadiku, po përjetojnë një romancë mes tyre.

Thashethemet ishin nxitur edhe nga fakti se të dy jetojnë në Zvicër dhe këngëtarja ishte shfaq në stadium me fanellën e Sadikut.

Fibi ka tërhequr vëmendje me fizikun e saj (Instagram)

Fibi ishte e ftuara e radhës në Thumb, nga Aulona dhe Fatma dhe ka rrëfyer të gjithë të vërtetën e romancës së spekuluar mes saj dhe futbollistit të njohur. Sipas saj, ata të dy janë vetëm shokë të mirë dhe nuk kanë asgjë bashkë përveç miqësisë.

“Shpresoj që Armando të mos jetë në një lidhje, sepse kushedi çfarë telashesh mund t’i kem hapur me këtë lajm”.

“Pastaj, pse nuk mendoni këtë tjetrën: ‘Po sikur Fibi ta ketë veshur fanellën e Armandos për të humbur gjurmët dhe aty në fushë mund të ketë dikë tjetër?’ S’bëni keq ta analizoni këtë!”, ka thënë ajo. /Telegrafi/