Site icon Telegrafi

FIBA shkruan për përfaqësueset që mund të kualifikohen tutje

(Foto: basketbolli.com)

Dy vende mbeten për t’u kapur në dritaren përfundimtare të Raundit të Parë të Para-Kualifikuesve Evropiane të “FIBA Basketball Ëorld 2023” këtë javë.

Bjellorusia dhe Portugalia kanë përparuar tashmë nga Grupi A, ndërsa të katër kombëtaret mbeten në kërkim të kalimit në Grupin B, pasi të dy grupet luhen në turne të mjedisit të mbrojtur në Nikosia, Qipro dhe Prishtinë, Kosovë.


Orari

18 Shkurt: 16:00 Sllovakia-Islanda dhe 19:00 Kosova-Luksemburgu

20 Shkurt: 16:00 Luksemburgu-Islanda dhe 19:00 Kosova-Sllovakia


Çfarë ka në Prishtinë?

Gjithçka. Islanda është e vetmja skuadër që mund të avancojë në ndeshjen 5, ose me fitoren ndaj Sllovakisë ose edhe nëse humbet me 8 pikë ose më pak, me kusht që Kosova të mposhtë Luksemburgun.

Kosova kishte shansin për të siguruar kualifikimin në dritaren e fundit, por tani e gjen veten në pozitë të palakmueshme, megjithëse kanë avantazhin e të qenit në tokën e shtëpisë për finalen e rëndësishme.

Sipas FIBA.com, ndeshje për t’u shikuar është ajo ndërmjet Islandës dhe Sllovakisë. Islandezët me fitore kualifikohen tutje, kurse sllovakët edhe nëse humbin do të kërkojnë kualifikimin në duelin direkt ndaj Kosovës.

Islanda ka tri fitore dhe një humbje, ndërsa Sllovakia dhe Kosova nga dy fitore dhe humbje, kurse në vendin e fundit është Luksemburgu me një fitore dhe tri humbje.

Exit mobile version