Telegrafi

FIBA fillon ta njohë FBK-në

Sekretari i përgjithshëm i FIBA-s, Patrick Baumann, përmes një shkrese ka njoftuar FBK-në se ndër të tjera zyrtarisht ka lejuar zhvillimin e ndeshjeve miqësore të të gjitha kategorive deri në moshën 19-vjeçare. Kjo është hera e parë që FIBA aprovon një kërkesë të FBK-së.

"Aprovimi i kërkesave nga ana FIBA-s është hap i mirë për Federatën e Basketbollit të Kosovës. Edhe zyrtarisht është pranuar kërkesa jonë drejtuar Bordit Qendror të FIBA-s për t’i zhvilluar ndeshjet miqësore në të gjitha kategoritë deri në moshën 19-vjeçare".

"Paraqitja jonë në ndonjë ndeshje miqësore do të bëhet pa flamur dhe pa simbole shtetërore. Aprovimi i këtyre kërkesave nuk do të thotë se ne do të ndalemi. Ne do të vazhdojmë të lobojmë për t’u bërë anëtarë të barabartë të FIBA-s”, ka thënë kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu, të premten në një konferencë për shtyp. /Koha/