Sigal Prishtina përfundimisht ka mësuar kundërshtarin e fundit të Grupit, G.
Pas Belfius Mons-Hainaut dhe Demir Insaat, Prishtinës i bashkohet edhe ekipi ukrainas BC Khimik.
Ky i fundit është dy herë kampion dhe një herë fitues i Kupës së Ukrainës.
Ndeshja e parë e SIGAL Prishtinës në Grupin G, do të jetë më 18 tetor në Mons të Belgjikës kundër skuadrës nga ky qytet Belfius-Mons Hainaut.
Kurse takimi i radhës i “Bardhekaltërve” do të zhvillohet të mërkurën më 25 tetor në Prishtinë ndaj ukrainasve të Khimik.
Kujtojmë se Belfius-Mons Hainaut është dy herë fituese e Kupës së Belgjikës.
Vlen të theksohet se Demir Insaat vitin e kaluar ishte çerek finalist në FIBA Europe Cup. /Telegrafi/