Telegrafi

FIBA: Erhan Sholla, lojtari që duhet shikuar në evropian

Të premten në Rumani do të fillojë Kampionati Evropian, Divizioni B, për U-18 te meshkujt.

Në këtë Evropian do të marrë pjesë edhe Kosova, ku ndodhet në një grup me Bjellorusinë, Suedinë, Hungarinë, Austrinë dhe Portugalinë.

Uebsajti i FIBA-s ka bërë një përmbledhje me lojtarët që pritet të shkëlqejnë në këtë Evropian.

Sipas FIBA-s, pesë basketbollistët kryesorë janë: Amit Aharoni (Izrael), Rati Andronikashvili (Gjeorgjia), David Bohm (Çeki), Kaspar Kitsing (Estonia) dhe Illia Zaiets (Ukrainë).

Basketbollistët tjerë që pritet të shkëlqejnë janë: Mihnea-Tudor Brie (Rumani), Rapolas Buivydas (Irlandë), Raziel Hayun (Izrael), Kacper Klaczek (Poloni), Kerr Kriisa (Estoni), Gilad Levy (Izrael), Alexandre Merkviladze (Gjeorgjia) dhe Erhan Sholla (Kosovë).

Sholla ka marrë pjesë edhe me 20-vjeçarët e Kosovës në Portugali, ku ka treguar paraqitje mjaft të mira.