Shtëpia më e madhe e basketbollit FIBA, ka marrë vendim që ta përjashtojë me pezullim të përjetshëm gjyqtarin kosovar Daut Mehmetin.
Sipas njoftimit të FIBA-s, Mehmeti, u ndëshkua me pezullim të përjetshëm për thyerje të Kodit të Sjelljes dhe Integritetit të Federatës Botërore.
Sipas faqes zyrtare të FIBA-s, sanksioni tashmë është vendosur ndaj gjyqtarit.
Arsyeja që ka sjellë dënimin për gjyqtarin 37-vjeçar janë bastet dhe trukimet e disa ndeshjeve që ai ishte thirrur për të gjykuar.
Sipas bgbasket.com, Mehmeti ka gjykuar gjashtë ndeshje të Maccabi Haifas në nëntë paraqitjet e tij të fundit në fushë.
Njoftimi për sanksionin përmend një “pezullim nga kryerja e një funksioni” dhe një “ndalim të pjesëmarrjes në të gjitha aktivitetet e FIBA-s apo FIBA-s” për shkelje të Kodit të Etikës dhe Integritetit të federatës, për sa i përket basteve dhe manipulimit të garave. /Telegrafi/