Site icon Telegrafi

FIBA do të jetë e pranishme në “Final Four”

Prania e tyre sigurisht ka rëndësi të madhe për faktin se basketbolli ynë është nën monitorim të këtij institucioni, prandaj ky është një rast i mirë për të dëshmuar Kosova ka mundësi të bëjë organizime të mira, por edhe potencial për të marrë pjesë në ligat më cilësore si dhe të jetë anëtare e FIBA-s.

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu, thotë se përfaqësuesit e FIBA-s kësaj radhe janë mysafirë të BIBL-së, por gjithsesi që ky rast mund t’i shërbejë pozitivisht basketbollit kosovar.

“Organizatore e ‘Final Four’ është Sigal Prishtina, ndërsa zyrtarët e FIBA-s do të jenë mysafirë të Ligës Ballkanike, prandaj nuk e di saktësisht se kush do të jetë në Prishtinë gjatë turneut final. E di që Lubomir Kotleba e ka anuluar ardhjen për shkak të ndërrimit të datës së zhvillimit të turneut, por është paralajmëruar ardhja e disa sekretarëve të përgjithshëm të federatave të basketbollit nga vende të ndryshme”, ka thënë Belegu. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version