Telegrafi

Fiat tërhiqet nga bisedimet për shitjen e GM europian

Ata vendosën të mos marrin pjesë në një takim, ku do të paraqiten ofertat për blerjen e saj. Prodhuesi italian i automjeteve tha se dëshironte ta blinte filialin europian, por kërkesa e qeverisë gjermane për fonde shtesë ishte e paarsyeshme.

Tani kanë lindur dyshime nëse bisedimet do të vazhdojnë ose jo. Shitja e filialit europian të GM, që përfshin edhe Vauxhall dhe Opel është pjesë e rëndësishme për planet e kompanisë amerikane për ristrukturimin e biznesit të saj.

Ndërkaq, zyrtarët gjermanë po bejnë përpjekje për të nxjerrë nga telashet filialin europian të kësaj kompanie. Ata kërkojnë një kompromis për një plan shpëtimi. Gati gjysma e 50 mijë punonjësve europianë të GM janë të punësuar në Gjermani. /Telegrafi/tch/