Telegrafi

Fiat-i blen Opel-in?

Këtë lajm e publikoi revista gjermane "Spiegel", në on-lajn portalin e vet në internet, duke iu referuar burimeve në të dyka kompanitë.

"Fiat tashmë të martën do të firmosë letër me qëllime për blerjen e pjesës shumicë në Opel", bëhet e ditur në portalin e "Spiegel".

Sipas javores, drejtoria e Opel ka qenë në negociata me edhe një kompani, por Qeveria gjermane dhe "General Motors", i cili është pronar mazhoritar i Opel-it, i japin përparësi Fiat-it.

Një përfaqësues i të punësuarve në Opel shprehu druatje se Fiat-i me borxhe të mëdha do të mund ta shpiente Opel-in në vështirësi edhe më të mëdha financiare. /Makfaks/