Site icon Telegrafi

FHK uron gjithë komunitetin sportiv për 13-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

(Foto: kosovahandball.info)

Federata e Hendbollit të Kosovës ka shkruar një mesazh urimi me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Më poshtë urimi i plotë i FHK-së:

“Për 13 vjet, por edhe për kohë shumë më të gjatë, jemi angazhuar si komunitet i hendbollit për shtetndërtim dhe për madhështim të vendit tonë”.

“Flamurin e kemi ngritur në arenat më të mëdha, kemi bërë të mundur që shteti të prezantohet edhe atje ku pretendojnë se nuk na njohin”.

“Përmes hendbollit këtë do ta bëjmë edhe në të ardhmen. Edhe më fuqishëm madje. Urime për të gjithë”.

Exit mobile version