Site icon Telegrafi

FHK takon njerëz eminentë të hendbollit botëror

Kosova në këtë eveniment të madh të hendbollit ishte prezentë me presidentin Eugen Saraçini dhe sekretarin e përgjithshëm Izet Gjinovci, me ftesë zyrtare nga organizatori gjegjësisht EHF-i.

Kreu i FHK-së këtë manifestim madhështor të hendbollit e shfrytëzojë për kontakte direkte me njerëzit më eminent të hendbollit evropian dhe botëror lidhur me pranimin e FHK-së në IHF dhe EHF me të drejta të plota.

“Në takimin me presidentin e IHF-it dr Hassan Moustafa dhe me nënpresidentin Migel Roka , është biseduar lidhur me modalitete e pranimit te FHK-së në IHF dhe suportimin e FHK-së qoftë me rekuizita sportive apo me trajnime te ndryshme te kuadrove profesionale (trajner dhe gjyqtarë) dhe forma tjera”, është thënë në njoftimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK).

Sipas këtij njoftimi, në takimin tjetër me shumë rëndësi padyshim kishte takimi me Jan Briho (Jean Brihault) presidentin e EHF-it, ku theks te veçantë kishte Kongresi i 13-të i EHF-it i cili mbahet në Dablin te Irlandës nga data 18-21 shtator 2014 dhe në të cilin Komiteti Ekzekutiv i EHF-it e ka fut në rend dite për votim pranimin e FHK-së më të drejta të plota.

Kurse në takimet me nënpresidentin Arne Elovson u diskutua lidhur me paraqitjen e Kosovës me Përfaqësuesen U18 te femrave në ‘EUROPEAN OPEN’ që mbahet nga 29 qershori deri me 4 korrik ne Geteborg të Suedisë, Kampionat ky që debuton Kosova zyrtarisht në garat zyrtare që i organizon EHF-i. Elovson (pasi është nga Suedia) premtoi përkrahje maksimale për Kosovën.

Ndërsa takimi me njeriun e parë të “operatives” së EHF-it z. Michael Wiederer (Majkel Viderer) përveç ecurisë së përgatitjeve për punimet e Kongresit të 12-të EHF-it, u diskutua edhe për klubet kosovare dhe personat zyrtarë (gjyqtarë dhe vëzhgues) në garat, dhe mundësitë e ngritjes së perfomancës dhe numrit më të madh.

Delegacioni i Kosovës u takua edhe me homologët nga Kroacia, Turqia, Monako, Irlanda e Rumunia. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version