Site icon Telegrafi

FHK shkarkon selektorët

“Bordi në fund morri vendim që Përzgjedhësit e Përfaqësueseve të Kosovës në të dy konkurrencat të falënderohen për punën ederitashme dhe të lirohen nga detyra, kurse u formua Komisioni i cili do ti harton kriteret për shpalljen e konkursit për Përzgjedhës në afatin sa më të shkurtër”, thuhet në njoftimin e FHK-së.

Kështu, Kabashi u largua nga posti i selektorit të përfaqësueses së Kosovës pa zhvilluar asnjë ndeshje të vetme me përfaqësuesen.

Bajçinca Komisare e garave

Ndërkohë, bordi i FHK-së morri vendim që Komisar i garave të jetë Shqipe Bajçinca, anëtare aktuale e Bordit të FHK-së, e cila ka qenë ish lojtare dhe gjyqtare. Komisarja e ree zëvendëson Faruk Mujkan, i cili për shkaqe personale u tërhoq nga ky post.

Ndërkohë, u vendos që sezoni i ri në hendboll të nisë këtë të shtunë, në të dyja konkurrencat. /Express/Telegrafi/ 

Exit mobile version