Komisioni Disciplinor pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka vendosur që të mos ngritë asnjë procedurë disciplinore ndaj ekipit të Vardarit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në mbledhjen e mbajtur sot, Komisioni ka konstatuar se nuk ka kushte për të vepruar dhe vendosur një masë disciplinore për ekipin e Vardarit, në lidhje me ndeshjen KF Vardar – KF Shkëndija, të javës së 27 të Ligës së parë futbollistike të Maqedonisë.
Arsyet lidhen me afatet e rregullores disciplinore, që kanë ndikuar në moskompletimin e dokumentacionit të plotë, si edhe nuk është plotësuar kushti që fillimisht duhet të ndëgjohen palët, e më pastaj të dënohet ndonjëra palë.
Ndryshe, gjatë kësaj ndeshje, udhëheqësia e ekipit të KF Shkëndijës u sulmua nga tifozët e dhunshëm ”Komitat” e Vardarit, kur ata festuan golin e barazimit./Telegrafi/