Telegrafi

FFM-ja ka ngritur procedurë ndaj KF Vardarit

Sapo ka përfunduar mbledhja e Komisionit të lojrave pranë FFM-së, në të cilën është ngritur procedurë kundër KF Vardar, për organizim të dobët të lojë derbi me KF Shkëndija, në të cilën lojë u sulmua udhëheqësia e ekipit mysafir, në lozhën VIP, transmeton Telegrafi Maqedonia.

Për sanksione të mundshme do të vendosë Komisioni disciplinor, ndërkaq sipas gazetës ”Makedonski Sport”, mundësitë janë që ekipi i Vardarit të ndëshkohet me gjobë maksimale.

Kurse, janë të pakta mundësitë që klubi të dënohet edhe me sanksione tjera, ndër të cilat, lojërat e ardhshme t’i luaj në fushë tjetër, ose pa publik./Telegrafi/