Site icon Telegrafi

FFM-ja i bie pishman, do të dënohet KF Vardari

Siç duket, Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka ndërruar mendje rreth dënimit të klubit të futbollit Vardar, në lidhje me incidentin e javës së 27 të ndeshjeve të ligës së parë, kur u sulmua kryesia e klubit të futbollit të Shkëndijës në Shkup, njofton Telegrafi Maqedoni.

FFM-ja ka vazhduar procedurat disciplinore kundër Vardarit dhe pritet që ditën e mërkurë të publikohet dënimi, kur edhe do të mbahet mbledhja e radhës e Komisionit Disciplinor.

Më herët u raportua se për shkak të dokumentacionit jo të kompletuar, nuk kishte kushte për të dënuar Vardarin, ndërkaq ditën e dielë do të ketë lojë të sërishme të të dy klubeve, por pa prezencën e publikut mysafir./Telegrafi/

Exit mobile version