Site icon Telegrafi

FFM: Gjuha e urrejtjes nuk guxon të luaj në terrenin tonë (Foto)

Federata e Futbollit në Maqedoninë e Veriut (FFM) ka reagur me një status në Facebook për skandalin ndaj lojtarit të përfaqësues, Ezgjan Alioski.

Ky i fundit u dëbua nga një lokal në Prilep, vetëm se me të familjes foli shqip dhe se kjo nuk është e tolerueshme.

Lexo po ashtu Alioski dëbohet nga lokali vetëm pse foli shqip

“Ne si federatë dhe si institucion, me gjithë përgjegjësinë sociale e që kujdesemi për zhvillim të vlerave pozitive, gjithmonë do të qëndrojmë në anën e respektit dhe trajtimit të drejtë, pa marrë parasysh fenë, kombësinë, racën apo ngjyrën e lëkurës”.

“Gjithë reprezentuesit tanë që me krenari e veshin bluzën tonë, janë ambasadorë tanë krenarë dhe e meritojnë respektin maksimal”, shkruan në njoftimin e FFM-së.

Përndryshe, Ezgjan Alioski pas ngjarjes ka marrë pjesë në një aktivitet humanitar në Prilep ku ka mbledhur fonde për Dejanin e vogël i cili vuante nga kanceri. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Alioski rrëfehet për ngjarjen që i ndodhi: Kjo gjë nuk ndodh në asnjë vend të botës
Exit mobile version