Site icon Telegrafi

FFK zyrtarizon miqësoren e nëntorit të Përfaqësueses së Kosovës

Ekipi i Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), më në fund ka zyrtarizuar ndeshjen e radhës të Përfaqësueses së Kosovës.

Kosova do të luaj pas një viti e gjysmë ndeshje miqësore, ndërsa kundërshtari i radhës do të jetë Letonia.

Ndeshja do të luhet në Kosovë, më saktësisht në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë ku pritet të mblidhen mijëra tifozë.

Ka qenë pikërisht shtëpia më e madhe e futbollit kosovar e cila ka bërë zyrtare këtë takim që do të zhvillohet më 13 nëntor.

Kombëtarja e Letonisë

“Federata e Futbollit e Kosovës dhe Federata e Futbollit e Letonisë kanë arritur sot marrëveshje për zhvillimin e ndeshjes miqësore ndërmjet Kombëtareve të dyja vendeve”.

“Miqësorja Kosovë – Letoni, do të zhvillohet më 13 nëntor, 2017, në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë”.

“Kjo do të jetë ndeshja e parë zyrtare që Kosova do ta zhvillojë në shtëpi, pasi ndeshjet e ciklit kualifikues për Botërorin “Rusia 2018” i ka zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version