Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar emrat e gjyqtarëve të cilët do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës për sezonin 2020/21.
Sot (e mërkurë) në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet do të zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës, ndërmjet Dukagjinit dhe Llapit.
FFK si organizatore e garës tashmë ka bërë gati të gjitha përgatitjet për ndeshjen e madhe.
Ata tashmë kanë zbuluar edhe emrat e gjyqtarëve të cilët do ta drejtojnë ndeshjen finale dhe të gjitha janë me stemë të FIFA-s.
Këtë takim do ta drejtojë gjyqtari Genc Nuza, me asistentët Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Selim Isufi.
Të dyja skuadrat synojnë suksesin historik – fitimin e trofeut dhe daljen në garat evropiane, ndërsa për secilën skuadër do të ishte trofe u parë i Kupës në histori. /Telegrafi/