“Me qëllim të krijimit të kushteve dhe rritjes së cilësisë në ndarjen e drejtësisë KE mori vendim që të rrisë kompensimet për gjyqtarë edhe atë: Gjyqtari kryesor në Raiffeisen Superligë do të kompensohet me 100 euro, asistentët me 80 euro, gjyqtari i katërt me 50 euro, ndërsa vëzhguesi me 80 euro e kontrollori me 60 euro. Në këto shuma përfshihen të gjitha shpenzimet për ta”, thuhet në njoftimin e FFK-së, transmeton Tribuna.
Ngritjet janë bërë edhe në Ligën e Parë dhe në të dytën. “Në ligën e parë, gjyqtari kryesor do të kompensohet me 80 euro, asistentët me 60 euro, ndërsa vëzhguesi me 70 euro e kontrollori me 50 euro. Në këto shuma përfshihen të gjitha shpenzimet për ta. Në ligën e dytë, gjyqtari kryesor do të kompensohet me 70 euro, asistentët me 60 euro, ndërsa vëzhguesi me 60 euro. Në ligën e juniorëve, gjyqtari kryesor do të kompensohet me 40 euro, asistentët me 30 euro, ndërsa vëzhguesi me 40 euro”. /Telegrafi/