Telegrafi

FFK tregon se çfarë punoi Bernard Challandes para ndeshjes, foto të bukura nga stërvitja

Në prag të ndeshjes kundër Azerbajxhanit që zhvillohet nesër prej orës 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, Kosova mbajti seancën e fundit stërvitore.

Përzgjedhësi Bernard Challand bashkë me shtabin teknik të tij u fokusuan në skemat e mundshme të lojës dhe gjetjen adekuate të 11-shës startuese.

“Gjatë stërvitjeve u provuan veç mbrojtjes së ngjeshur edhe kundërsulmet dhe loja nën trysni”.

“Po ashtu u provuan edhe gjuajtjet e lira, ato nga këndi dhe nga pika e bardhë”.

“Atmosfera në Kombëtare është jashtëzakonisht e mirë dhe me motiv të madh për fitore, ndërkaq gjendja shëndetësore e futbollistëve është e mirë sipas fjalëve të mjekut të ekipit dr. Murat Berisha”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Stërvitjet i ndoqi edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi i shoqëruar nga nënkryetari Bakir Buri dhe anëtari i KE Mirsad Çollaku. /Telegrafi/