Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka deklaruar se janë kontrolluar nga policë të Izraelit në Aeroportin e Prishtinës.
“Këtu ka ardhur të luajë edhe Mali i Zi edhe Rumania, nuk ka pasur probleme. Nuk i kanë pasur policët e vet, po vinë me luajt futboll nuk e di pse po tuten apo për diçka tjetër, besoj nuk është presion për neve. Në aeroportin tonë të Kosovës ka pasë policë të Izraelit, që kanë ardhur special të na kontrollojnë. Ne po shkojmë për sport jo të luftojmë”, ka thënë Muriqi.
Pasi deklarata bër Muriqit bëri bujë, në orët e vona të së shtunës, FFK ka dal me një reagim në lidhje me deklratën e Muriqit, ku thuhet se fjalët e tij janë keqkuptuar.
“Federata e Futbollit e Kosovës dhe futbollisti i ekipit kombëtar, Vedat Muriqi sqarojnë opinionin publik se prononcimi në lidhje me kontrollin policor në aeroportin e Prishtinës është keqkuptuar”.
“Në prononcimin e tij të sotëm, futbollisti Muriqi i është referuar kontrollit të nënshtruar në muajin mars, para udhëtimit të ekipit kombëtar të Kosovës për në Tel Aviv dhe e ka ndërlidhur atë rast me nivelin e sigurisë për ndeshjen e 12 nëntorit”.
“Përndryshe Federata e Futbollit e Kosovës është falënderuese për bashkëpunimin e madh të ofruar nga Policia e Kosovës dhe organet tjera shtetërore në lidhje me aspektin e sigurisë për organizimin e ndeshjes ndaj Izraelit”, thuhet në komunikatën e FFK-së.
Përndryshe, Kosova dhe Izraeli do të ballafaqohen nesër në “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 20:45. /Telegrafi/