Site icon Telegrafi

FIFA në disponim të mirë për pranimin e Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës ka thënë se anëtarët e FIFA-s janë në disponim të mirë për pranim të Kosovës në FIFA.

Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri dhe anëtari i KE së FFK-së, Flamur Bunjaku po marrin pjesë në Kongresin e FIFA-s që do të mbahet sot në Meksikë, transmeton Koha.net.

FFK përmes një komunikate bën të ditur se, “delegacioni kosovar ka pasur një sërë takimesh me kryetar dhe përfaqësueses të shumë federatave dhe sipas tyre ka një disponim të mirë të anëtarëve FIFA-s, që Kosova të pranohet në FIFA”.

Pas pranimit të Kosovës në UEFA më 3 maj, sot Kosova pritet të anëtarësohet edhe në FIFA.

Exit mobile version