Site icon Telegrafi

FFK do të ketë buxhet prej 21 milionë euro për vitin 2025

Gjatë punimeve të kuvendit, u miratua edhe raporti i punës dhe raportin financiar për vitin e kaluar, si dhe miratuan buxhetin për vitin 2025 që do të jetë mbi 21 milionë euro.

FFK do ta ketë në menaxhim këtë shumë për këtë vit, ndërsa kryetari i FFK-së, Agim Ademi sërish premtoi nga një fushë futbolli çdo 45 ditë.

Në Kuvend ishin edhe përfaqësuesit e FIFA-s, UEFA-s dhe FSHF-së.

Përfaqësuesi i FIFA-s, Marko Ferri, ka folur për shumën që FIFA ka investuar në Kosovë.

“FIFA ka investuar 13 milionë dollarë në Kosovë, përfshirë 1.5 milionë dollarë për implementimin e sistemit VAR dhe 800 mijë dollarë për ndërtimin e stadiumit në Hajvali”, deklaroi Ferri.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, foli për rritjen e futbollit kosovar, ndërsa premtoi sërish një fushë çdo 45 ditë.

“Ju falënderoj për ngritjen e futbollit, ju jeni baza e futbollit dhe pjesa qendrore e FFK-së. Ne do të vazhdojmë të jemi përkrah jush në të gjitha mënyrat, e veçmas me përkrahjen për infrastrukturë”.

Lexo po ashtu Mbahet Kuvendi i Rregullt i Punës, i jepet mbështetje punës dhe vizionit të FFK-së

“Do të vazhdojmë me projektin tonë ambicioz që çdo 45 ditë të inaugurojmë një fushë të re, derisa shpresoj se falë mbështetjes nga UEFA shumë shpejt do ta kemi mundësinë që ndeshjet e Superligës të luhen në mbrëmje nën dritën e reflektorëve”, ka thënë Agim Ademi. /Telegrafi/

Exit mobile version