Kështu, Federata e Futbollit e Kosovës, me në krye Fadil Vokrri, ka vendosur të takojë të gjitha grupet e tifozëve. Takimet kanë nisur në Mitrovicë me tifozerinë ‘Torcida’. “Jemi në bisedime me të gjitha tifozeritë e organizuara. Sot (dje) jemi takuar me Torcidën, por do të takohemi edhe me grupet tjera”, deklaroi i pari i FFK-së, Fadil Vokrri për Arenën.
Gjatë takimit prijësin e Torcidës, Shefqet Begu (Qeti), Vokrri ka propozuar që për grupet e tifozëve, çmimet e biletave nga 5 euro, të ulen në tri. “Unë i kam propozuar Kompanisë organizuese që në tribunën veriore, biletat nga pesë euro të lirohen në tri dhe ato të vlejnë vetëm për grupet e organizuara të tifozëve. Tani i mbetet Kompanisë të vendos”, u shpreh Vokrri. /Arena/Telegrafi/